- HULUMTIMI MBI HISTORIKUN E PEJES
- Zhvillimi urban i Pejes, ka kaluar neper periudha te ndryshme historike, duke filluar nga kohet me te hershme, gje qe deshmohet nga trajtat e thirrjeve. Ne literaturen e deritanishme, ne lidhje me emertimin e Pejes, ekzistonin disa periudha te emertimeve, ajo antike dhe ajo e mevonshme. Emertimin ''SIPARANTUM'' e gjejme te Ptolemeu ne vepren e tij ''GHEOGRAPHIA'' qe mbeshtesin edhe shume historian, arkeolog, gjeograf, publicist dhe te tjere. Qyteti i Pejes fillohet te permendet qe nga viti 1202, gjate periudhes se feudalizmit te zhvilluar. Pas emertimit Siparantum, Peja merr nje emer tjeter, keshtu duke u quajtur ''IPEK''.
Peja, qysh ne krijimin e saj si qytet udhehiqet nga secili pushtues qe vinte. Gjate viteve 1782-1784 kur Peja udhehiqej nga pushtuesi turk, gjithe territorin e goditi semundja e koleres, ku nga ketu pati shume viktima. Ne ate kohe Peja numeronte 12.977 banore dhe 193 fshatra, kurse qarshia kishte 550 dyqane te regjistruara. Ne kete kohe qyteti kishte hyre ne rrugen e zhvillimit, duke qene keshtu qyteti me i pasur ne Rrafshin e Dukagjinit. Nga pikepamja etnike qyteti i Pejes ishte i banuar me popullsi shqiptare e cila perbente pjesen dermuese te banoreve te saj me kulture, gjuhe, tradite, dhe zakone te veta te lashta.
Peja ishte gjithmone qyteti i shqiptareve, keshtu duke u lidhur ngushte edhe me shqiptaret e Malit te Zi.
Qyteti i Pejes gjindet ne skajin veri-perendimor te lugines se plleshme te Dukagjinit, para grykes piktoreske, nen shpatet e Alpeve Shqiptare. Te dhenat e paraluftes tregojne se qyteti ka pasur 95.723 banore, kurse sot ky qytet gezon afro 200.000 banore, duke perfshire te gjithe komunen ne teresi.
Komuna e Pejes ka 97 vendbanime te organizuara ne 28 bashkesi territoriale.
- PEJA, e kaluara dhe sot
- Peja ka kaluar neper periudha te ndryshme kohore dhe historike. Te flitet per te kaluaren duhet kohe e gjate per te gjetur te dhenat, te kujtosh hapat e pare te zhvillimit si qytet. Njerezit, mentaliteti, kokefortesia te gjitha keto e krijonin nje emer, nje qytet. Ajo periudhe e veshtire e udheheqjes, e diktatures pamundesonte zhvillimin urban, tregtine, industrine, infrastrukturen, turizmin dhe ekonomine. Atebote secili qe punonte, nuk arrinte ta fitoje as buken e gojes, kjo ngase duheshte te punohej per ata qe ishin nen sundimin e qytetit, shprehja dhe fjala e lire nuk ishin prezente ne gojen e qytetarit, thjeshte me nje fjale te vetme nuk jetonin per vete, por per ata qe sundonin tokat dhe shtepite e tyre. Qytetaret me aq pak mundesi jane munduar te kultivojne dhe te rrisin vlerat dhe frytet qe Zoti ua dhuronte, jane munduar qe femijeve te tyre t'u tregojne qe kuptimin per dashurine ndaj atdheut te mos e harrojne.
Kur flasim per Pejen sot, flasim shume me ndryshe, tani secila familje gezon shtepine e vete, secili fshat gezon kultivimet bujqesore dhe blegtorale. Sot edhe femiu me i vogel gezon te drejtat e veta, te lirise dhe te veprimtarise shoqerore, kulturore dhe me gjere. Sot e asaj dite secili qytetar ruan traditat dhe zakonet qe u jane trasheguar nga e kaluara, qe nga zhvillimi i qytetit e deri ne ditet e sotme. Nganjehere duhet mbyllur syte, te harrojme per ate se qfare ka ngjare, duhet te shikojme perpara dhe t'i gezojme ato qe i kemi.
- GJUHA DHE BESIMI
- Gjuha dominuese në rrethin e Pejës është ajo shqipe. Megjithatë në zonat ku jetojnë popullsia e minoritetit serb flitet krahas shqipes edhe serbishtja.
- Në Pejë, ashtu si po thuaj kudo në Kosovë, do të gjeni të kombinuara besime të ndryshme fetare. Dominon besimi mysliman, por është prezent edhe besimi i krishterë dhe ortodoks. Një sërë objektesh fetare si: xhami, teqe, kisha, kudo në zonën e Pejës e vërtetojnë më së miri bashkekzistencën e këtyre besimeve fetare.