- KUFIRI PEJE-KULLE
- KUFIZIMI
Përmes Maqedonisë mund të arrihet në dy anë: kufirit në Han të Elezit duke ndjekur rrugën magjistrale për Prishtinë dhe Pejë, apo përmes kufirit Globoqicë duke ndjekur magjistralen Prizren - Gjakovë - Pejë.
Lidhja përmes Shqipërisë bëhet në dy kufij ajo e qafës së Morinës duke ndjekur magjistralen Prizren- Gjakovë - Pejë dhe kufirit të Qafë Thanës duke ndjekur magjistralen Gjakovë - Pejë.
Lidhja me rrugë hekurudhore nga Peja bëhet përmes Prishtinës prej nga pastaj mund të kalohet për në Maqedoni për të vazhduar në vendet tjera të Evropës.
- GJEOGRAFIA
- Qyteti është i rrethuar me Bjeshkët, që janë pjesë e masivit dinamika që përfshinë tërë Ballkanin prëndimorë. Këto bjeshkë formojnë një kurorë majesh të larta siç janë: maja e Kopranikut (2460m), Mali Zhlep (2352 m), Hajlën (2460 m) Mokra (1932m), malet e Lumbardhit gjegjësisht Guri i Verdhë (2522m), maja e Viellakut (2012m), Peklena, maja e Hasanit etj. Me rrjedhë të shpejtë grykës shkëmbore të Rugovës, lumi “Lumbardhi” fillon të gjarpron fushës së Pejës, duke kaluar në mes të qytetit dhe duke e ndar në dy pjesë. Lumbardhi i cili gjatë rrjedhjës formon fusha pjellore, derdhet në lumin më të madh të qujtur ‘ “ Drini i Bardhë” që buron nga bjeshkët e Zhlepit në fshatin Radac.
Peja si qytet ka Stadiumin e Futbollit "Shahin Haxhiislami","Pallatin e Sporteve “Karagaçi” dhe një numër të madh të klubeve të futbollit (BESA - www.kfbesa.com,), basketbollit,(PEJA,KB 12), hendbollit (BESA - www.khbesa.com),Klubin e Boksit (PEJA) kampion i shumfishtë i Kosoves, karates (IPPON), xhudos (IPPON), skitaris (ALPI,PEJA,RUSOLIA), |
E veçanta e tekstileve këtu nuk qëndron vetëm në teknikën e punimit por është një kompleks i tërë faktorësh si: ngjyrat, motivet nëpërmjet së cilës gratë e këtij rajoni prezantohen si endëse dhe si piktore të shkëlqyera. Në fshatrat e Rugovës ende bartet me krenari veshja kombëtare. Të veçantat e Pejës në traditën e veshjes dhe objekteve tjera të kulturës popullore mund ti gjeni duke vizituar-Muzeun etnografik e cila gjendet në sheshin Haxhi Zeka. |
- EKONOMIA
- Peja eshte njeri nga qytetet me te pasura te Kosoves. Nga 603 KM (katror), pothuajse gjysma e territorit eshte zone malore, Rugova e pasur me pyje dhe kullosa, e pershtatshme per zhvillimin e blegtorise.
Peja ishte qytet industrial më me se 10 fabrika por për momentin ato kryesisht nuk janë aktive. Në Pejë, po zhvillohet me sukses biznesi privat me mëse 4.000 biznese të regjistruara. Në procesin e privatizimit pritet që në Pejë të hapen vende të reja pune dhe të mëkëmbet zhvillimi ekonomik. Në Pejë gjithashtu gjendet edhe terminali doganor apo pika doganore.
- POTENCIALI NATYROR DHE EKONOMIK
- Në zhvillimin ekonomik të Pejës rolin kryesor e luajnë aktualisht degë të tilla , si:
Turizmi, tregtia, transporti, ekonomia bujqësore, zejtaria, industria ushqimore e pijeve dhe e materialit ndërtimor. Veçanërisht në qytetin e Pejës dhe qendrat turistike në Rugovë ka marrë rëndësi të veçantë zhvillimi i i ekonomisë turistike.
Andaj , Peja sot renditet në qendrat më të rëndësishme ekonomike, tregtare dhe turistike të vendit.
Pjesën më të madhe të sipërfaqes së saj, përbën toka bujqësore e përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe pemëtarisë, e në bazë të saj edhe prodhimtarin e ushqimit të shëndosh, duke filluar nga prodhimi i qumështit, mishit, deri te prodhimi i pemëve dhe përpunimit të tyre.
Gjithë këto prodhime bujqësore përbëjnë, përveç prodhimit për nevoja të popullsisë vendase , edhe një bazë të mirë për konsumin turistik duke plotësuar më së miri nevojat e tregut për prodhime të freskëta dhe natyrale.
Zejtaria në Pejë ka zënë të zhvillohet që nga koha antike dhe ajo u transformua varësisht nga shkalla e zhvillimit ekonomiko shoqëror.
Edhe sot simbol i këtij qyteti ka mbet tradita e zejtarisë dhe tregtisë , gjindshmërisë së tregtarëve dhe mjeshtërve të saj , e cila nuk ka penguar që Peja të zhvillohet në qytet të bukur dhe modern.